Liam dhe Graciano bisedojnë për konkurentët e BB5

Konkurentët janë mbledhur në dhomën e ndenjes teksa presin që darka të jetë gati. Ata bisedojnë për gjëra të ndryshme. Kështu Edi dhe Gjoni flasin për bizneset dhe mënyrën se si mund të hysh në treg, jashtë shtetit duke u nisur edhe nga eksperiencat e tyre personale. Ndërsa Liami i ulur pranë Gracianos fillon të flasë për Big Brother 5. 

Liam mundohet që të mësojë se çfarë mendon Graciano për konkurentët dhe mënyrën se si po sillen ata në shtëpinë e Big Brother. Graciano mundohet që të mos i përgjigjet drejtpërdrejt dhe ia bën të njëjtën pyetje Liamit. Ky i fundit i përgjigjet “se si po më duket si monoton, sikur u harxhuan shumë gjëra”. Graciano i thotë se ai nuk mund të shprehet në veçnti për asnjë nga banorët sepse ka frikë se mund të gabojë. “Tani jam vetëm në një fazë njohjeje” thotë Graciano duke shtuar me tej, “unë për vete po mundohem që ta shioj”. Të njëjtën gjë thotë edhe Liami. 
Më tej Liam thotë se edhe ai po njihet me banorët, por po u mban edhe rezerva në mënyrë që të mos u tregojë konkurentëve pikat e tij të dobëta.

Më pas ata të dy fillojnë të bëjnë thashetheme për Arjolën. Liam rikujton edhe një herë debatin që pati me Arjolën për gatimin e patateve një natë më parë. Graciano thotë se Arjola ka një mënyrë shumë të keqe komunikimi me të tjerët dhe tregon një rast për kafen. “Kafen e bënë të tjerët dhe ia çuan, ajo thoshte ça kafe është kjo?!” tregon Graciano për Arjolën. 
Më pas aty vjen edhe Albulena dhe djemtë fillojnë të bëjnë shaka me të.


top channel

Advertisement