Liam mbetet pa para, e fton Evelinën të kalojnë ditët e nxehta në Tiranë

Pasi kanë festuar ditëlindjen e përbashkët në një festë që ata e kanë cilësuar spontane, një javë më parë në Tiranë, Liam ka vendosur ta mbajë Evelinën në Tiranë për të kaluar ditët e nxehta të gushtit. Duket se zhurma e madhe që u bë për Liamin, se kishte një axhendë shumë të ngjeshur të klubeve ku ishte i ftuar të luante muzikë në verë, kanë qenë thjesht “flluska”. Liami është parë këto ditë të dalë me Evelinën nëpër Tiranë, duke mos i ofruar së dashurës së tij gjermane asgjë speciale për të kaluar
pushimet. Evelin udhëtoi nga Gjermania disa ditë më parë, pasi Liami i “Big Brother 5” e kishte ftuar t’i festonin ditëlindjet e tyre në Tiranë, duke zbuluar kështu edhe një koincidencë të bukur, faktin që ata kanë lindur në një ditë. Liami mbushi 34 vjeç, dhe për të festuar bashkë me të ka udhëtuar nga Gjermania dhe Evelina, vajza që u bë e njohur për publikun në natën finale të “Big Brother”, pasi hyri në shtëpinë e vëzhguar e veshur nuse. Ata organizuan një festë të madhe në një nga lokalet e njohura në zonën e ish-Bllokut, ndërsa kishin ftuar shumë miq të “Big Brother”, dhe po ashtu miq artistë. Në këtë ditëlindje gjithçka ishte organizuar me sportivitet dhe spontanitet. Duke filluar që nga veshja e Liamit dhe Evelinës, që ishte krejtësisht sportive, dhe deri te fakti që Liam e uroi Evelinën me një ëmbëlsirë të vogël. Deri në orën 12:00, Liam luajti vetëm muzikë si DJ për të ftuarit, pasi tashmë është i vetmi profesion i tij. Pas daljes nga BB5, shumë i zhgënjyer, Liami bëri fushatë reklamimi për aftësinë e tij si DJ, pasi kishte luajtur në club-et e natës në Këln të Gjermanisë. Për një natë muzikë të luajtur nga DJ Liam Mandiaro, ai i vuri vetes çmimin 1 mijë euro. Për disa pronarë lokalesh kjo shifër mund të konsiderohej çmim stratosferë, duke e krahasuar me Dj-t e tjerë në Shqipëri, dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja që Liam nuk ka mundur të marrë ofertat që pretendonte. Kështu që ky është momenti që Liam të reflektojë për të vendosur nëse do të jetojë në Tiranë, apo do të rikthehet në Gjermani. Ndërkohë për qëndrimin e tij këtu ai vendosi të shkëputetj nga familja, duke marrë një apartament me qira.

Advertisement