Genta: “Djemtë në BB, indiferentë ndaj vajzave”

Vajzat qëndrojnë në dhomën e gjumit duke u veshur e duke bërë make-up e Graciano i komplimenton. Genta shprehet më shaka se po bëhen të bukura për djemtë sepse ata nuk po rrinë fare me vajzat. 

Më pas Genta, Edi, Graciano e Emirjeta qëndrojnë në sallon duke biseduar e Genta shprehet se nuk e pëlqen operën dhe njerëzit e “kollarisur” që e dëgjojnë atë. Graciano e kundërshton këtë mendim të sajin e i thotë: “Kam arritur të kuptoj se për ty e rëndësishme është vetëm të flasësh, jo të kuptosh se çfarë po thua”. Genta përgigjet se nuk i pëlqen njerëzit e pasur, paçka se nuk i ka rënë rasti të qëndrojë me ta. Graciano shton se Genta po bën gabim që po paragjykon një shtresë njerëziash nga një indikator i vetëm. 

Genta gjithashtu shpreh pakënaqësi ndaj djemve të shpisë duke i cilësuar si indiferentë ndaj vajzave. Graciano përgjigjet se ajo ka dëshirë të bëjë debat. Genta shprehet se me Edin i ka mbetur hatri pasi ai nuk i është afruar e nuk ka biseduar me të, e Edi përgjigjet se dje ka dashur të qëndrojë vetëm, por ajo nuk duhet të mërzitet me të. Emirjeta e komplimenton Edin për faktin që është i hapur dhe i afrueshëm me konkurentët. 

Ndërkohë, Liam, Arjola, Erioni, Gjoni, Flori, Ermali e Meti janë në obor duke luajtur volejboll dhe argëtohen, ku gjate lojës banorët shperthejnjë në ovacione për pikët e fituara. 

top channel



Advertisement