Shaka, të qeshura dhe ngacmime në tavolinën e ngrënies

Pas bisedave të gjata, darka në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, tashmë është gati. Ermali ka gatuar për të gjithë banorët, madje edhe një racion më tepër të cilin e vendos në mes të tavolinës. Kështu të gjithë konkurentët ulen në tavolinën e ngrënies dhe fillojnë të hanë darkë. 
Gjatë kohës që hanë, konkurentët fillojnë të bisedojnë për gjëra të ndryshme. Nuk mungojnë as shakatë gjatë konsumimit të ushqimit. 

Gentjana ngacmon Elvisin dhe fillon të qeshë me të madhe. bashkë me të qeshin edhe banorët e tjerë. Nga ana tjetër djemtë fillojnë të ngacmojnë gentën. Meti i thotë “a do të lidhesh me mua?”. Genta ia kthen po me shaka “jo sepse unë dua që të lidhem vetëm për lojë, që të shkojë në finale, nuk dua të lidhem për seriozisht”. Konkurentët e tjerë qeshin duke ngacmuar vazhdimisht njëri-tjetrin.

Pas darkës, Graciano merret me larjen e enëve, ndërsa të tjerët dalin në oborr. Kështu të gjithë u rikthehen bisedave e diskutimeve.


top channel

Advertisement