Floriani dhe Gjoni komentojnë debatin e Anilës me Emirjetën

Gjoni dhe Floriani qëndrojnë të ulur në tavolinën e ngrënies dhe bisedojnë mes tyre për debatin midis Anilës dhe Emirjetës. Dy djemtë ndajnë mendimin se ai qe një debat i panevojshëm. Të dy thonë se si Emirjeta ashtu edhe Anila, gabuan në debatin e tyre, në mënyrën se si u shprehën dhe për tonin e zërit që përdorën. 

Gjoni thotë se është një gjë e mirë që të ketë diskutime e debate për gjëra të ndryshme, por jo të zhvillohen si në rastin e dy vajzave. Më tej ai shton “Kur e ngrejnë zërin për gjëra kaq të vogla, imagjino pastaj për debate të tjera më të mëdha”. Floriani thotë se këtë gjë konkurëntët e bëjnë për t’u dukur më interesantë dhe aktivë, për kametat dhe publikun që i ndjek nga jashtë shtëpisë. Më tej ai shton “nuk e di por mendoj se mund të bëhesh interesant edhe me gjëra të mira”.

Më pas ata ndërrojnë bisedë dhe fillojnë të flasin për bizneset dhe punën e tyre.


top channel

Advertisement