Floriani përpiqet të njihet me Arjolën

Prova e tre djemve kundrejt Gentjanës përfundon dhe banorët hyjnë brenda duke u marrë me gatimin e darkës. Pjesa tjetër që nuk gatuajnë rrinë në sallon dhe bisedojnë duke shkëmbyer edhe shaka të ndryshme mes tyre. Aty ndodhet edhe Floriani dhe Arjola. Flori fillon ta pyesë Arjolën për jetën e saj, për familjen, për qytetin e Pogradecit etj, duke u përpjekur që të njihet më shumë më të.

Pak më parë Arjola u bë objekt bisede mes disa prej konkurentëve, ndër të cilët ishte edhe Flori. Ajo ishte shprehur se harxhonte 500 mijë lekë në muaj në Tiranë dhe djemtë dyshuan, pasi Flori tha se për një studente janë shumë shpenzime duke bërë edhe krahasimin me pagat e ulëta në vendin tonë. Tashmë ai përpiqet që të zbulojë më shumë rreth Arjolës dhe fillon ta marrë në pyetje. 

Flori fillon ta pyesë Arjolën me çfarë udhëton për në Pogradec dhe se ku banon konkretisht. Arjola i përgjigjet shkurt pyetjeve të tij duke dhënë përshtypjen se nuk do që të flasë më gjatë, por Florin vazhdon më tej dhe e pyet për punën e prindërve të saj. Arjola i përgjigjet “mami në shtëpi, kurse babi punon në Greqi”. Më pas Flori tenton të vazhdojë bisedën duke bërë edhe pyetje të tjera dhe duke krahasuar jetën e tij me atë të Arjolës.

Edhe banorët e tjerë bisedojnë ku tema më e përdorur është ajo rreth dëborës që ka rënë këtë vit në Kosovë e Shqipëri. Ndërsa përgatitja e darkës vazhdon ende.


top channel

Advertisement