Edi këshillon Gentën

Konkurentët e Big Brother qëndrojnë në kuzhinë duke biseduar se kush do të gatuajë sot, e vullnetar menjëheë del Ermali, por Anila i kërkon atij t’i lërë ndonjëherë vajzat të gatuajnë. Arjola në këtë moment thotë se Anila duhet t’a ketë për nder që i gatuajnë.

Ndërkohë në oborr ndodhet Genta me Edgarin, ku ky i fundit po e këshillon për mënyrën e sjelljes. Genta shprehet se është një person që ndoshta nuk di çdo gje, por ka dëshirën për të mësuar. Ajo shton se nganjëherë shtiret sikur nuk kupton, por në të vërtetë di shumë më shumë se banorët e tjerë. Edgari përgjigjet se ata të dy nuk janë në të njëjtën kategori e shton se ajo mund të dijë shumë, por nuk e tregon veten. 

Genta thotë se që në momentin që e ka takuar Edin, e ka kuptuar që nuk mund t’ia hedhë dot atij. Edgari shprehet se ata që mendojnë se Genta është naive, do ta kuptojnë më vonë që nuk është kështu e ajo përgjigjet se për momentin kjo gje i volit.


top channel

Advertisement