Zgjim i vonë për banorët


Banorët e parë që zgjohen mëngjesin e sotëm janë Edgari dhe Liami. Pasi pijnë kafen e mëngjesit, ata shkojnë në dhomën e gjumit, për të zgjuar pjesën tjetër të banorëve duke bërë zhurmë.
Pas Edgarit e Liamit, zgjohen dhe Erioni, e sëbashku shkojnë në kuzhinë për të pastruar. Erioni thotë se ka parë një ëndërr, sikur ishte brenda shtëpisë së Big Brother dhe kishin mbetur tre banorët e fundit.

Një e nga një fillojnë të zgjohen të gjithë banorët, ku Edgari e Ermali ankohen për zhurmat e mbrëmshme që kanë bërë banorët e tjerë, duke mos i lënë të flenë gjumë të qetë. Ermali shprehet se ka dëgjuar shumë zhurma e nuk arrin t’a kuptojë se çfarë kanë qenë duke bërë banorët. Gentiana afrohet pranë tyre dhe me shaka “kërcënon” Edgarin, që e ka zgjuar nga gjumi. Konkurentët mblidhen të gjithë në kuzhinë, ku hanë mëngjes mes bisedave të larmishme. 

Advertisement