Vlashi për Klaudjan: “Ka mbivlerësim për veten”


Disa nga banorët, Françeska, Gentiana, Graciano, Klaudia, Liami dhe Mehmeti fillojnë të luajnë, duke improvizuar lojëra të ndryshme me njëri-tjetrin.

Erioni është duke gatuar në kuzhinë, ndërkohë që afër tij shkon edhe Ermira. Ai e pyet nëse Ermira i ka ndjekur banorët nga televizori dhe ajo thotë se nuk ka mundur t’i shikojë veç spektaklit dhe përmbledhjes ditore.

Françeska kërcen me Vlashin sapo Vëllai i Madh vendos muzikë në sfond. Ajo shikon Erionin dhe fillon që t’i flasë Vlashit për të. Françeska thotë se Erioni është shumë djalë i mirë, por mendon se ai njihet që jashtë me Klaudjan. Vlashi nuk ka krijuar mendim të mirë për Klaudjan, pasi ajo e vlerëson vetëm për bukurinë e tij. Vlashi thotë se Klaudja duket njeri i vrazhdë që në paraqitje dhe vazhdon mendimin duke thënë: “Më duket sikurthotë: Unë jam më lart se ju”. “Do të bjerë dhe ajo, mos ki merak”, shprehet Françeska.

Françeska tregon se Klaudja ka qenë më e votuar se ajo nga votimi i publikut, por premton se do të fillojë të përballet me të këtë javë. “Unë do t’i them: Bëj punën tënde, pse më shikon mua”, shprehet Vlashi.

Më vonë, fillojnë të kërcejnë edhe banorët e tjerë në shtëpi.

Advertisement