Françeska-Arbërit për Ermalin: “Më pëlqente, por s’më pëlqen më”

Pak më vonë banorët dalin jashtë dhe fillojnë të diskutojnë për tema të ndryshme, të ndarë në grupe. Edgari, Liami dhe Ermali diskutojnë për futbollin. Erioni vazhdon të jetë në kuzhinë, duke gatuar.

Françeska rri e diferencuar nga banorët e tjerë me Arbërin dhe fillon të flasë me të në lidhje me Ermalin. Ajo tregon se për sytë e njerëzve mund të duket sikur ajo e pëlqen dhe i shkon nga mbrapa Ermalit, por në fakt nuk është kështu, sipas Françeskës. Ajo thotë se ai është i famshëm dhe për këtë arsye ajo e ka pasur qëllim të vetin që kur të hynte në shtëpi, të lidhej me të. “Më dukej tip menefrego dhe doja ta bëja për vete”. Ajo tregon se ka fjetur në një krevat me të, por nuk ka ndodhur asgjë më shumë sesa kaq. Françeska thotë se Ermali është djalë shumë i formuar dhe i ka të gjitha. Ndërkohë, Arbëri përfiton ta pyesë së ç’nënkupton ajo me ‘të gjitha’”. “Ka një shkollë, është i zgjuar, është djalë i mirë, gatuan”, shprehet Françeska. Ajo shton se një pjesë e karakterit të tij nuk i pëlqen, por gjithsesi ajo është sjellë mirë me të, në krahasim me djemtë e tjerë. Ajo thotë se pavarësisht të gjithave, asaj nuk i pëlqen tipi i tij dhe këtë gjë ia ka thënë edhe në sy. “Më pëlqente, por nuk më pëlqen më”, shprehet ajo për Ermalin.

Françeska thotë se ia ka shprehur këtë Ermalit, por ajo mendon se Ermali është më shumë i fokusuar në lojë. Ndërkohë që Liami afrohet, Françeska shprehet: “Sa të kem Liamin, nuk më duhet askush tjetër”.

Biseda midis dy banorëve vazhdon ehde për disa minuta.

Advertisement