Françeska: “Më pandehin për naive, por s’më kanë njohur”

Biseda midis Françeskës dhe Arbërit vazhdon akoma. Ajo flet për lidhjet që mund të krijohen brenda në shtëpi dhe thotë se nuk mund të ketë shumë ndjenjë brenda tyre, për vetë faktin se të gjithë janë duke bërë lojën e tyre. “Këtu asgjë nuk është reale sepse përpiqen gjatë gjithë kohës që të të sulmojnë”, shprehet Françeska.
Françeska flet për veten, duke thënë se të gjithë banorët mendojnë se ajo është naive, për vetë faktin se është më e vogla brenda shtëpisë, por në fakt ajo do të përdorë edhe strategji, për ata që e meritojnë, sipas saj.

Arbëri e pyet se çfarë mendimi ka për të me aq sa e njeh dhe Françeska përgjigjet, duke thënë se mendon që ai është tip inteligjent, ka zemër të mirë, por ajo që është më e rëndësishmja, ai është më mëntalitet ndryshe dhe se kjo gjë asaj i pëlqen.

Arbëri është kurioz të dijë se sa lidhje ka pasur Françeska, por Françeska refuzon të përgjigjet sepse mendon se prindërit e saj do të jenë ende zgjuar dhe mund ta dëgjojnë, ndërkohë që ajo tregon. Françeska tregon me zë të ulët se lidhja e parë për të ka qenë kur ajo ka qenë 14 vjeç, ndërsa ish i dashuri i saj, 16 vjeç.

Advertisement