Prova vazhdon, të tjerët argëtohen

Meti, Ermali dhe Elvisi vazhdojnë provën kundrejt Gentjanës. Një pjesë e konkurentëve qëndrojnë në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme. Ata flasin për vendet ku jetojnë, punën dhe diskutojnë tema të tjera të rëndësishme.

Një pjesë tjetër e tyre mundohen të argëtohen në mënyra të ndryshme. Kështu pasi Genta dhe Ermali përfundojnë provën në pishinë fillojnë të lahen konkuretë të tjerë. 
Më pas në shtëpi Vëllai i madh vendos muzikë në sfond duke bërë që konkurentët të argëtohen edhe më shumë. Anila dhe Meti fillojnë të kërcejnë, por muzika zgjat vetëm për disa minuta. Megjithatë Anila bashkë me Metin dhe Gracianon, gjejnë një tjetër mënyrë për tu argëtuar. Ata dalin jashtë dhe fillojnë të luajnë me litar. Ndërsa Ermali dhe Arjola preferojnë të bisedojnë brenda në sauna.

Nuk ka se si të mungojnë edhe bisedat e ndryshme dhe thashethemet për konkurentët gjatë këtij harku kohor. Kështu Liami bisedon me Erjonin për një nga konkurentët që kishte bërë një sjellje e cila për Liamin tregonte mosrespekt ndaj të tjerëve. Megjitharë ai nuk përmend emra konkretë. 


top channel

Advertisement