Emirjeta dhe Anila debatojnë

Konkurentët duke ngrënë në kuzhinë, vazhdojnë të bisedojnë për mardhënien që ekziston midis prindërit dhe fëmijës. Gjatë kësaj kohe lind një debat midis Emirjetës dhe Anilës.
Emirjeta në bisedë e sipër shprehet se ajo në një moment të caktuar e ka kuptuar se lidhja e saj me prindërit ka qënë shumë e fortë dhe i ka ndjerë si shok. Kjo shprehje e saj nuk i pëlqen Anilës e cila i thotë se mardhënia me prindërit nuk krijohet në një moment të caktuar, por krijohet që kur njeriu lind.
Emirjeta këmbëngul në idenë e saj dhe thotë se ajo vetë kështu e ka ndjerë lidhjen e saj me prindërit, “në një moment të caktuar”. “Ma thuaj se kur ka qënë ky moment” i thotë Anila Emirjetës, por kjo e fundit nuk do të japë detaje dhe i thotë Anilës se nuk ka përse t’i tregojë momente të caktuara të jetës së saj. 
Në diskutim e sipër vajzat përdorin një gjuhë paksa ofenduese ndaj njëra-tjetrës dhe flasin me ton gjithnjë e më të lartë. Kështu në një moment Anila i thotë Emirjetës “ti nuk po kupton fare çfarë dua të them” dhe Emirjeta e ironizon duke i thënë “po ku kuptoj unë me zemër, ti je ajo që i kupton të gjitha këtu”.
Pjesa tjetër e banorëve largohet nga tavolina e ngrënies dhe dy vajzat debatojnë për disa minuta duke u ironizuar, për të njëjtin motiv. 
Si përfundim Emirjeta vendos të largohet nga tavolina e ngrënies dhe kështu debati i saj mbyllet. Edhe pse secila prej tyre brojti idenë e saj, nuk arritën në një përfundim të caktuar.


top channel

Advertisement