Ermal Merdani menaxher në lokalin e Arjan Konomit

Menjëherë  pas hyrjes në “Big Brother” filluan të zbulohen një e nga një detajet e jetës për secilin banor. Ermali nuk ishte krejtësisht i panjohur për publikun shqiptar duke qenë se është shpallur edhe Mister Albania.



Gjithashtu në kryeqytet ata që e njohin Ermalin e dinë se ai punonte si menaxher në “Living Room” një club i njohur i kryeqytetit. Rastësia ka dashur që Arjan Konomi, opinionist i spektaklit, të ishte dhe aksioner i clubit dhe të dy personazhet të njiheshin më parë.
Duke njohur tashmë korrektësinë në punë të Arjanit, ne kemi besim se kjo njohje nuk do të ndikojë në vlerësimet apo gjykimet që atij do të duhet të japë për Ermalin, por kjo mbetet akoma për t’u parë.
Bluetooth

Advertisement