Arbana Osmani: Adelajda, banorja qe vleresoj me shume!


Arbana: Klodi banori me antipatik, mendjemadh dhe mosmirenjohes. BB3 – personazhet me kot!
Moderatorja e Big Brother, Arbana Osmani, ka dhene nje interviste per revisten “Psikologjia”, ku per here te pare ka folur pa doreza per te gjithe banoret e edicioneve te kaluara, duke treguar hapur kush kane qene te preferuarit, me pak te preferuarit dhe ata me antipatiket ne syte e saj.

Kur e lexuam intervisten e Arbanes duhet te them qe per disa nga personazhet u suprizuam, ndersa per disa te tjere prisnim te kishte pikerisht ato pershtypje dhe ndjesi. Nga te kater edicionet e deritanishme, personazhi qe Arbana ka vleresuar me shume eshte Adelajda Xhamani.
Ja si shprehet Arbana per revisten “Psikologjia”: Adelajda, sepse ajo theu me shume tabu. Por me shume se kaq u vleresua per faktin se ngriti kauzen e saj: urrejtje dhe dashuri. Une vete, ne pozicionin e publikut qe ndiqte BB, here e kisha qejf, here e merrja inat. Sigurisht, pa lejuar qe keto te zinin vend tek une gjate koheshtrirjes se programit”.
Nderkohe qe nuk nguron aspak te pranoje hapur personazhin me antipatik ne syte e saj: “Tani mund ta them, ishte Klodi. Por nuk ka te beje aspak me ndonje ndjenje homofobie. Jo! Cfare nuk pelqeva tek ai ishte mosmirenjohja. Ai vete e perdori homoseksualitetin e tij. Ne shtepi u soll keq me te tjeret pikerisht duke perdorur kauzen e tij: Nuk me duan se jam homoseksual. Atyre thjesht nuk u pelqeu karakteri i tij i keq.
Nje homoseksual tjeter me zemer te mire do te ishte pelqyer jo vetem nga banoret e tjere, por edhe nga teleshikuesit. Pas daljes nga BB, me te njejten karte te homoseksualitetit, ai donte te luftonte programin. Ishte edhe shume mendjemadh!, – eshte ky nje rrefim i sinqerte i moderatores Osmani per personazhin qe ne syte e saj ka qene me antipatiku.
Por Arbana nuk nguron te pranoje hapur edhe nje tjeter sekret: “Pervec Klodit, nuk pelqeva krejt kastin e BB3. S’me ngjiten personazhet. S’mu duken interesante. Kishte histori dashurie false, loje te luajtur keq”.
Te tjere personazhe qe kane kaluar ne skanerin e Arbanes jane:
Qetesori: Personazhi me finok
Adi: Personazh babaxhan, mirenjohes per shanset e dyta.
Neda: Shume krenare per te pranuar gabimet dhe akoma me shume per t’i korrigjuar ato.
Bjordi: Nje si “vellai im i vogel…”
Olsi dhe Nocja: Nder te paktet qe e kane kuptuar, luajtur dhe shijuar lojen.
Ilda: Personazh per te cilen me ka ardhur keq per largimin e parakohshem nga loja.
Gazeta Paloma

Advertisement