Dy nga djemtë e shtëpisë së Big Brother, Liami dhe Erjoni, diskutojnë për emocionet që po përjetojnë gjatë qëndrimit në shtëpi, natën e sotme. Erjoni i përshkruan këto emocione, njësoj si një natë në një pab, me shokët. “Ti ishallah t’i ndiesh gjithmonë kështu”, ia kthen Liami.
Më pas ata tregojnë për përshtypjet që patën për shtëpinë. Liamit i pëlqen shumë pjesa e pishinës, por është i shqetësuar nëse do të kenë ndonjë ambient palestre.
Genta vazhdon bisedën me Edgarin, por tashmë fillon të flasë për fshatin e saj. Ajo thotë se fshatrat në zonën e saj janë shumë të rregullt dhe njerëzit janë shumë të pastër, pa u krahasuar me asnjë fshat në Shqipëri. Edgari ka qenë në atë zonë dhe thotë se i ka pëlqyer shumë. Gentiana mendon se banorët e shtëpisë, mund ta paragjykojnë për origjinën e saj nga fshati, por këtë pjesë ajo nuk e ka problem. Ndërsa Edgari e mbështet, duke i thënë: “Origjina nuk zgjidhet, problemi është së çfarë mund të bëjmë më pas, gjatë jetës”. “Ka njerëz që jetojnë në qytet dhe nuk janë të qytetëruar”, e përfundon bisedën Gentiana.
burimi top channel
