Banorët grumbullohen në sallon dhe fillojnë të diskutojnë në mënyrë të përgjithshme me njëri-tjetrin. Edgari kujton poezitë e Andon Zako Çajupit dhe pyet banorët nëse mbajnë mend ndonjë poezi të tijën, ndërkohë që ai kujton disa vargje të tij.
Në anën tjetër, Elvisi fillon të njihet më nga afër me vajzat e shtëpisë. Arjola e pyet për tatuazhin e tij dhe Elvisi sqaron se është shkruar në kinezisht.
Edgari dhe Gentiana fillojnë të lexojnë për librat, të cilët kanë lexuar së fundmi. Biseda e tyre vazhdon dhe Edgari fillon t’i tregojë për punën e tij. Gentiana i bën komplimente për zërin dhe i thotë se zëri i tij është i përshtatshëm për dokumentare. Gentiana e karakterizon veten si oratore, por jo me zë të bukur. Ajo e pyet Edgarin se përse ka të njëjtin emër me djalin dhe ai thotë se ka qenë dëshirë e tija për t’ia vendosur emrin e tij. Tregon për ndarjen me gruan e tij dhe bashkëjetesën që ka tani me një femër tjetër. Gentiana tregon se ka shumë dëshirë që t’i vendosë emrin e mamasë, vajzës së saj, nëse do të ketë një të tillë në të ardhmen.
burimi top channel
