Edgari, Liami dhe Erjoni bashkohen në kopsht, për të diskutuar, ndërsa pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë bisedat brenda ambienteve të shtëpisë.
Ndërkohë që në shtëpinë e Big Brother vijnë valixhet dhe ata fillojnë që t’i sistemojnë,
Graciano dhe Albulena fillojnë të diskutojnë së bashku për momentet kur kanë hyrë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërsa sistemojnë rrobat, djemtë vazhdojnë të bisedojnë. Liami tregon se ka një të dashur gjermane. Ai vazhdon të tregojë se ka qenë emigrant që në moshën 18-vjeçare dhe si fillim, në Turqi.
Albulena, Anila dhe Graciano bëjnë shaka së bashku, duke përfshirë ngjarje të ndryshme që u kanë ndodhur në të kaluarën.
Arjola dhe Edgari fillojnë të diskutojnë për moshën dhe për faktin nëse Edgari e ka problem moshën, në një ambient me të rinj. Arjola thotë se ka vënë re që Edgari e ka problem faktin që është më i vjetri dhe këtë e ka vënë re kur ndonjëri nga banorët i është drejtuar duke i thënë “zotëri”. Edgari e mohon këtë gjë, duke thënë se mosha për të nuk është aspak problem dhe se asnjëri nga banorët nuk duhet të ndikohet nga mosha apo origjina e tjetrit.
burimi top cahnnel
