Genta rrëfen historinë e saj të dashurisë

Gjatë kohës që bisedojnë pranë Pishinës, biseda e Gentës me Metin dhe Elvisin ndërron disa herë. Kështu pas një farë kohe, Genta e pyetur edhe nga dy djemtë, fillon të flasë për historinë e saj të dashurisë. 
Genta u tregon Metit dhe Elvisit se ajo ka pasur një lidhje të gjatë dashurie e cila ka nisur që në moshë të vogël, por që fatkeqësisht ka përfunduar përpara disa muajve. “Jam lidhur që 14 vjeçe dhe jemi ndarë para ca muajsh” thotë Genta duke shtuar më tej se ajo e ka vuajtur shumë një gjë të tillë.
Genta thotë se për shkak të vuajtjes ajo tashmë e sheh shumë të vështirë dhe me frikë, krijimin e një raporti të ri dashurie. Meti e pyet Gentën se perse përfundoi historia e saj dhe vajza i thotë që nuk do që të flasë shumë për të, sepse ka frikë se të tjerët do ta përdorin më pas për ta lënduar. Elvisi i thotë se një njeri që luan me dhimbjen e tjetrit, tregon vetëm se është i ulët dhe Genta nis të tregojë disa detaje. 
Genta thotë se një nga arsyet e ndarjes së saj kanë qënë dy familjet e të rinjve, pasi as prindërit e saj dhe as prindërit e ish-të dashurit nuk kanë qënë dakort me lidhjen e tyre. 
Më pas Genta thotë se ajo ende nuk është e sigurt nëse lidhja e saj ka përfunduar përfundimisht, por nuk beson se do të vazhdojë më tej, pasi është një raport shumë i komplikuar. Genta tregon disa detaje për lidhjen e saj, por shprehet se ka frikë të flasë për të sepse është një nga pikat e saj të dobëta.
Ata flasin për një kohë të gjatë duke komentuar elementët e një lidhjeje siç është ndjenja, respekti, xhelozia etj dhe japin mendimet e tyre në lidhje me to.


top channel

Advertisement