Diskutimet e banorëve për buxhetin e javës janë të gjata dhe shpeshherë banorët nuk bien dakort me idetë e njëri-tjetrit. Albulena dhe Edgari pasi kanë bërë një listë produktesh bashkë me banorët e tjerë, llogarisin edhe kostot për çdo produkt. Pas kësaj Edgari ua bën me dije edhe banorëve të tjerë llogarinë e tij, por kjo nuk u pëlqen të gjithëve dhe si rrjedhojë lindin edhe debate.
Ermali ulet pranë Edgarit dhe i thotë se nuk është dakort me llogarinë e këtij të fundit. Ai sygjeron një tjetër mënyrë llogaritjeje të kostos dhe produkteve që u nevojiten.
Ermali thotë “sipas mënyrës time të të gatuarit, unë them që të llogarisim cmimin e 2 kg patateve në javë, 2 kg specave... në mënyrë që të hamë çdo ditë gatime të ndryshme”. Edgari e kundërshton duke u shprehur se llogaritë e Ermalit janë të gabuara, pasi sasitë që ai sygjeron janë të pakta, në krahasim me numrin e banorëve që janë në shtëpi.
Në diskutim e sipër Ermali i thotë: “nuk po më kupton se ku e kam” dhe kjo ka bërë që Edgari të nervozohet.
“Mos të shkoj nëpër mend se nuk të kuptoj... jam aq tepër inteligjent, sa ty s’ta merr mendja, këtë ngulite” i drejtohet Edi Ermalit. Nga ana tjetër ky i fundit i thotë se nuk e kishte me të keq, por ishte thjesht një mënyrë të shprehuri.
Debati i tyre vazhdon më tej, teksa vazhdojnë edhe llogaritjet për buxhetin e javës.
