Të gjithë konkurentët shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bisedojnë për gjëra të ndryshme. Përveç bisedave, ata qeshin, luajnë dhe kërcejnë herë pas here.
Pas një farë kohe në dhomë vjen Ermali me një zarf në dorë. Ai u kërkon vëmendje të gjithëve dhe fillon të lexojë përmbajtjen e zarfit.
Këtë herë Vëllai i Madh udhëzon tre djemtë, Metin, Ermalin dhe Elvisin për detyrimet që ata duhet të shlyejnë ndaj Gentjanës.
Ashtu siç është bërë e ditur edhe në spektakël, Gentjana është në qëndër të provave që duhet të kalojnë tre djemtë, pasi ajo ka në dorë qëndrimin e tyre të mëtejshëm në shtëpinë e Big Brother. Në varësi të sjelljes së djemëve dhe përmbushjes së detyrave që ata do të bëjnë kundrejt Gentjanës, kjo e fundit do të vendosë se cili prej tyre do të lërë shtëpinë dhe cili do të vazhdojë më tej.
Këtë herë Vëllai i Madh ka zgjedhur detyra të veçanta për secilin prej djemëve. Kështu Elvisit do t’i duhet që t’i japë Gentës leksione modelingu. Meti do të mundohet që t’i mësojë notin, ndërsa Ermalit do t’i duhet që t’i bëjë masazhe në pishinë.
Secili nga djemtë merr nga një zarf ku ndodhen udhëzimet përkatëse për provën e tyre. Prova do të fillojë dhe mbarojë me rënien e gongut. Pjesa tjetër e banorëve mund të qëndrojnë si spektatorë gjatë provës, por nuk duhet të ndërhyjnë në të as duke folur.
top channel
