Pas leximit të zarfeve Genta dhe tre djemtë vazhdojnë provën dhe një pjesë e konkurentëve i ndjekin si spektatorë. Një pjesë e tyre kometojnë provën, ndërsa një pjesë tjetër bisedojnë për gjëra të ndryshme.
Anila, Gjoni dhe Albulena ulen në zonën pranë pishinës dhe bisedojnë për aplikimin e tyre në Big Brother Albania 5. Fillimisht vajzat flasin për Gentën të cilën e konsiderojnë si të privilegjuar, për shkak të provave që i ka dhënë Vëllai i Madh në lidhje me Ermalin, Elvisin dhe Metin.
Më pas ata fillojnë të flasin për futjen e tyre në Big Brother 5. Kështu Gjoni fillon tu tregojë vajzave se si ka aplikuar ai për të qënë pjesë e BB. Ai thotë se ka qënë motra e tij ajo që ka ndikuar shumë dhe e ka nxitur që ai të marrë pjesë. Ai thotë se pasi kanë parë reklamën motra kainsistuar që ai të konkurojë. Gjoni tregon se si ka aplikuar nga Italia për të marrë pjesë në BB në Shqipëri.
Më pas ai tregon edhe detaje të tjera duke kujtuar ditën e aplikimit, intervistat e deri në momentin e hyrjes në shtëpi.
Më pas i pyetur nga Anila Gjoni flet për jetën e tij në Venecia.
Ndërsa Anila, Gjoni dhe Albulena bisedojnë në zonën pranë pishinës, brenda Elvisi vazhdon t’i mësojë Gentës modelingun.
top channel
