Edgari-Lioni dhe Arjola-Gjoni tregojnë për veten

Bisedat mes banorëve vazhdojnë ende, duke qëndruar rreth tavolinës. Edgari fillon të flasë me Liamin, duke i treguar atij për emisionin që bën. Ai e përcakton si hobi, punën e tij në televizion. “Më pëlqen televizioni dhe Big Brother-i në atë kuadër është”, thotë Edgari. 
Lioni thotë se ka jetuar në disa prej shteteve të Europës, por e përcakton Big Brother-in si një mundësi të mirë për t’u bërë i njohur në Shqipëri. Ai mendon se hyrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, do t’i shërbejë si një promocion për muzikën tekno dhe për të krijujuar kontakte me dixhejtë shqiptarë.
Ndërsa Arjola dhe Gjoni bisedojnë së bashku, disi të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve. Arjola tregon se banon në Tiranë, ndërsa familja e saj vazhdon të banojë në Pogradec. Aja ka si prioritet të saj studimin dhe thotë se aktualisht është duke vazhduar një master në Tiranë, megjithëse thekson se ka pasur shumë dëshirë që të vazhdonte studimet jashtë shtetit, por e ka penguar marrëdhënia e ngushtë që ka me familjen. Ata diskutojnë për krizën që ka kapur shtetet fqinje, si Greqinë dhe Italinë dhe Gjoni tregon përshtypjet që ka pasur kur ka vizituat për herë të parë të dy shtetet. Arjola thotë se babai i saj punon në Greqi dhe se familja e saj e ndien shumë krizën që ka kapur vendin. Edhe pse tashmë kanë mbaruar së darkuari, bisedat vazhdojnë edhe për disa minuta rreth tavolinës së ngrënies.


burimi - top channel

Advertisement