Biseda deri në mëngjes

Banorët e shtëpisë së Big Brother vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar dhe bisedat vazhdojnë të jenë të pranishme mes tyre. Disa prej tyre afrohen rreth tavolinës dhe fillojnë të hanë bukë, ndërsa Edgari u tregon djemve të shtëpisë për djalin e tij dhe vendet se ku kaluajtur futboll. 
Më pas banorët mblidhen në kopsht dhe shkëmbejnë ide për mënyrën se si mund ta kalojnë kohën dhe për lojërat që mund të ideojnë. Si fillim vendosin të bëjnë lojëra fjalësh dhe kështu fillojnë të qeshin me njëri-tjetrin. Më pas grumbullohen për të luajtur lojën “Telefoni i prishur”.
Ndërsa Ermali dhe Besarda diskutojnë në sallon. Ermalit do t’i pëlqente që në shtëpi të hynin sa më shumë njerëz publikë. Ai thotë se shpesh gjykohet nga të tjerët se jep përshtypjen si mendjemadh, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Besarda ia aprovon mendimin. 
Disa prej banorëve shkojnë të flenë në këto orë të para të mëngjesit, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të qëndrojë zgjuar, duke biseduar për buxhetin dhe duke thurrur plane për ditët e qëndrimit brenda shtëpisë.
Erioni dhe Liami shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të flasin për debatin e vogël që patën me Anilën. Ata mendojnë se Anila është keqkuptuar. 
Ndërsa pothuajse të gjithë banorët e tjerë janë në gjumë, Erioni dhe Liami vazhdojnë bisedën. Liami tregon për të dashurën e tij gjermane dhe thotë se nuk është mirë që ta tradhtojë brenda shtëpisë.
Disa prej banorëve janë ende në sallon dhe diskutojnë për Besardën, e cila shpreh se është tip i vetmuar dhe jo gjithmonë i pëlqen të jetë e shoqëruar me njerëz. Ndërsa për Gentianën, Edgari jep opinionin e tij, duke shprehur se i duket tip i lirshëm. 
Ora po shkon rreth 09:00, dhe ndërsa disa banorë ende s’kanë fjetur, për disa të tjerë po shkon ora e zgjimit.


burimi top channel

Advertisement