Ndërkohë që disa prej banorëve janë ende në gjumë, disa të tjerë nuk kanë fjetur akoma. Liami dhe Graciano shprehen se nuk kanë akoma gjumë për shkak të kafes që kanë pirë pak më parë.
Ora kalon dhe pak nga pak fillojnë të zgjohen edhe disa prej banorëve, të cilët pasi hanë mëngjesin, fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme, njëra prej të cialve ëhstë edhe “Dialektet në Shqipëri”. Ata mendojnë se në Shqipëri dialektet ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Më pas vazhdojnë të flasin për gjuhët e huaja dhe ndikimine tyre në gjuhën shqipe. Temat e bisedës ndryshojnë, duke marrë shkas nga paraardhësja dhe kështu, vazhdojnë të flasin për udhëtimet e ndryshme që kanë bërë.
Më vonë, në mungesë të muzikës, banorët improvizojnë vegla muzikore dhe fillojnë të kërcejnë me njëri-tjetrin.
Pak më vonë, banorët grumbullohen sërish dhe fillojnë të diskutojnë për arsyet që i kanë shtyrë për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gentiana u bën pyetje banorëve nëse janë dakord që brenda shtëpisë të kryen marrëdhënie seksuale. “Unë e kam lënë për natën e parë”, thotë ajo për veten dhe përfundon bisedën.
Home
Larmi temash diskutimi
