Hyrjet në shtëpinë e Big Brother-it vazhdojnë. Radhën e ka një vajzë, e quajtur Arjola, e cila vjen nga Pogradeci. Ajo studion për juridik në Tiranë dhe kohën e lirë e kalon me shoqërinë.
Konkurenti tjetër është Edgari, i cili vjen nga Tirana dhe Big Brother për të është thjesht sfida e rradhës. Ai është 52 vjeç, me profesion inxhinier, por drejton një emision në radio.
Pas Edgarit, do të njihemi me Emirjetën, e cila është një nënë 29 vjeçare nga Shkodra. Emirjeta është një vajzë shumë ambicioze dhe solare. Megjithëse ka ndërtuar familje në moshë të re, nuk është ndjerë aspak e kufizuar për të bërë gjërat që ka dashur në jetë. Big Brother është një prej tyre, por e vetmja gjë që do t’i mungoje pafund është djali i saj, Ergi.
Emirjetës i është rezervuar një surprizë menjëherë, ku pasi prezantohet klipi i saj, djali dhe bashkëshorti i saj gjenden në oborrin e shtëpisë së BB, për të festuar ditëlindjen e Ergit (djalit të saj). Pasi i uron ditëlindjen Ergit, është çasti që Ermirjeta të hyjë në shtëpinë e BB.
burimi-top-channel
Arjola, Edgari dhe Emirjeta, konkurentët e radhës; Surprizë për Emirjetën
by Unknown
|
posted: 15:45
|
