Arbana prezanton se mënyra e hyrjes së njërit prej konkurentëve në shtëpinë e Big Brother është e jashtëzakonshme, gjë që nuk ka ndodhur më parë në historinë e Big Brother. Konkurenti që do të futet pas pak në shtëpi, nuk e di që është përzgjedhur për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai është në shtëpinë e tij në këto momente, por Arbana do të ketë një lidhje direkte me të. Graciano, është emri i djalit, i cili i habitur sheh veten në Tv.
Arbana shprehet se ai është tashmë i përzgjedhur për të qenë konkurent në BB5, e do të niset menjëherë drejt shtëpisë. Graciano e pret me shumë emocion këtë lajm e gati i duket e pabesueshme.
burimi-top-channel
