Arbana shprehet se është koha për të prezantuar një konkurent të ri. Ai quhet Florian, vjen nga Baldushku, është një djalë shumë i ëmbël dhe i turpshëm. Flori studion për diplomaci, por gjithashtu ka një biznes të tijin. Sonte, hyrja për të në shtëpi nuk do të jetë aq e thjeshtë. Flori i afrohet hyrjes së shtëpisë, por dera nuk hapet. Në atë moment, pranë tij vjen një vajzë, që do t’i vijë në ndihmë. Ajo realisht është konkurente e BB, por hiqet si pjestare e stafit te produksionit. Besarda e mundon Florin me disa çelësa, duke u munduar ta vërë në siklet.
Pasi ia arrijnë qëllimit të hapin derën e BB, Besarda e Flori i bashkohen konkurentëve të tjerë brenda shtëpisë.
Albulena është një konkurente tjetër e përzgjedhur nga Vellai i Madh. Ajo vjen nga Prishtina, por ka jetuar kudo nëpër botë.
Pas Albulenës, rradha është për një konkurent, më një eksperiencë jetë krejt të veçantë. Ai quhet Erion, e ka jetuar që në moshën tre vjeçare në Greqi. Së fundi kthehet në Tiranë, në vendin e tij të lindjes për të filluar çdo gjë nga zero.
burimi-top-channel