Thashetheme: “Lorena dhe Graciano po lidhen”

Genta, Elvisi, Anila dhe Lorena rrinë shtrirë në të njëjtin krevat dhe fillojnë të diskutojnë lidhur me eliminimet që mund të bëjë Vëllai i Madh gjatë spektaklit. Genta e pyet Lorenën se si ndihet dhe ajo shprehet se është në ankth, pasi mendon se mund që edhe të dalë nga shtëpia. Genta jep mendimin e saj lidhur me të skualifikuarit e kësaj jave dhe thotë se mendon që mund të dalë Anila ose Lorena. Elvisi e pyet Lorenën, duke e ngacmuar, se si është ndier ajo në prani të Gracianos, ndërsa Lorena nuk pranon të thotë se e shikon me atë sy Gracianon.

Françeska shkon përsëri afër kutisë së Ermalit dhe fillon që të bisedojë me të. Françeska i tregon atij me zë të ulët se ka marrë vesh një thashethem lidhur me Gracianon dhe Lorenën, të cilët kanë fjetur bashkë natën e mbrëmshme. Ermali e thotë me zë të lartë, në mënyrë që ta dëgjojnë edhe banorët e tjerë, të cilët janë duke kryer provën, Liami dhe Ermali. Françeska thotë se Lorena është shprehur që e pëlqen shumë Gracianon. Banorët e komentojnë dhe fillojnë që të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. “Të gjithë u lidhën vetëm unë i shkreti mbeta”, shprehet Elvisi. “Ke Dolorezën”, i thotë Erioni, ndërsa Elvisi thotë se ajo nuk i pëlqen.

Atje afër kalon Lorena dhe Elvisi i thërret për ta pyetur në lidhje me Gracianon. “Më kishe tradhtuar me Gracianon”, i thotë Elvisi. Ai vazhdon t’i thotë duke qeshur se ka dashur që të lidhet me të, për ta çuar në shtëpi, por Lorena i premton se do të flasin që në momentin që ai do të dalë nga kutia dhe largohet.

Advertisement