
Arbri dhe Genta diskutojnë me njëri-tjetrin në lidhje me banorët brenda shtëpisë. Genta veçon Gracianon nga të gjithë të tjerët, duke thënë se është i vetmi që ka shpirt të pastër. Ndërsa Arbri thotë se Liami është banori i preferuar i tij, por veçon edhe Gentën dhe Lorin nga vajzat brenda shtëpisë.
Graciano ngre flamurin për të shkuar në tualet, ndërkohë që konsumon një çokollatë fshehurazi, pasi zbulohet ai njoftohet nga Vëllai i Madh se duhet të braktisë provën javore.
Ermali fillon që të flasë duke i ofenduar banorët. Ai merr shkas nga sjellja e Gracianos, i cili ka thyer rregullat e provës javore. Ermali flet me Elvisin, duke komentuar qëndrimin e prej 6 orësh brenda në kuti dhe thotë se do të qëndrojë edhe 9 orë të tjera. Ndërsa Elvisi thotë se kërkon që të vendoset në provë me veten, për të parë se sa kohë mund të rrijë pa gjumë.
Disa nga banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të flasin me njëri-tjetrin, ndërsa Klaudja, e cila është shtrirë për të fjetur gjumë, u kërkon atyre që të mos flasin sepse nuk fle dot duke dëgjuar zhurma. Disa nga banorët shtrihen për të fjetur gjumë, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë bisedat.