Françeska-Arbrit: “Nuk më intereson se çfarë mendojnë për ndarjen midis meje dhe Ermalit”

Në dhomën e gjumit Meti i bën masazh Anilës dhe të dy fillojnë të qeshin me njëri-tjetrin. Ndërsa në kopsht bisedon Françeska dhe Arbri. Ata diskutojnë për lidhjen që ka përfunduar midis Ermalit dhe Françeskës. Françeska shprehet se e di mendimin e banorëve brenda shtëpisë, të cilët mendojnë se ajo ndien për Ermalin, ndërsa ai jo, por shprehet se asaj nuk i intereson se çfarë thonë dhe se çfarë mendojnë të tjerët për të. Arbrit i bën përshtypje kjo gjë dhe ia shpreh, duke i thënë se këtë mendim mund të ketë edhe publiku jashtë, por Françeska ia kthen: “S’më intereson”. Ai i thotë se ajo duhet të jetë vajzë me karakter dhe se nuk duhet që t’i mendojë gjërat në këtë formë, por Françeska ia pret shkurt duke i thënë: “Ti e mendon kështu dhe 14 banorë të tjerë brenda shtëpisë, por ju nuk i dini bisedat që bëj unë me Ermalin”.

Françeska mundohet që t’ia sqarojë situatën, duke i thënë se ajo e pëlqen, pavarësisht faktit nëse mund të jetë e lidhur me Ermalin apo jo dhe se ajo e kupton që nëse dikush do të lishet brenda shtëpisë, lidhja do të jetë shkatërruese për sa i përket lojës. Arbri i thotë se e vlereson për shumë gjëra, edhe për faktin që ia kthen të gjithëve me të njëjtën monedhe, por ai thotë se Françeska ka një dobësi: Ajo harron veten e saj dhe bie ndesh me ato që thotë. Françeska shprehet se nuk i intereson mendimi i askujt, por ajo ka vendosur që të luajë e vetme, duke shmangur fjalët e të tjerëve të cilët mund ta mbajnë mend si “e dashura e Ermalit” dhe jo si “Françeska”. 

Advertisement