Filloi Pergjimi; Nje Permbledhje E Vajzave Te Big Brother-It


Sigurisht qe nuk mund te shpetonte edhe ky “Big Brother” pa kaluar ne skaner dhe ndoshta kjo eshte vetem hera e pare, sepse do merremi gjate me te, nese ia vlen gjithmone. 
Kete here dua te merrem pak me femrat e shtepise, sepse me kane bere realisht pershtypje, nga nje ane me vjen mire qe aty brenda shikoj te perfaqsohen nje pjese e mire e vajave shqiptare  si per nga paraqitja edhe nga karakteri, nga ana tjeter me vjen keq qe  nuk ka nje femer aty brenda qe te jete e kompletuar ose minimalisht te kete pak besim tek vetja, qe do te thote te jete njeri i permbushur, i lexuar dhe te kete arritur dicka ne jete.
Anila dhe Arjola jane ato qe me goditen ne spektaklin e te shtunes se kaluar, kur u thartuam aq shume sepse djemte nuk pranonin te thoshin qe ato ishin te bukura dhe me te drejte te zinjte. Arjola hidhej perpjete e kerkonte nga Ermali me ngulm t’i thoshte  e ta pranonte se i kishte bere komplimente, por vajza, mesa duket, nuk arrin dot te beje dallimin me nje komplimenti qofte edhe sa per te thene dhe te vertetes se hidhur.
Edhe une bashkohem djemve dhe mendimit te tyre qe vajzat jane mesatare, as te bukura, as te shemtuara, por te bukura kurrsesi, edhe pse atyre u eshte mbushur mendja qe jane dhe pike. Pastaj Anila dhe fundshpina e saj seksi (sipas saj gjithmone) me shkriu  se qeshuri kur tha se nuk donte vete te bente si seksi se po te donte namin do te bente.
Ishte nje deklarate qesharake, sepse nuk mund te besh dot si seksi, ndoshta mund te perpiqesh pak me veshjen, por seksi ose je ose nuk je Anila. Veshja e vajzave eshte nje tjeter llahtar, xhinse te viteve ’97 me te zbardhura apo bluza e kanotiere te po atij viti, pa pike stili, pa pike tendencash, kepucet horror.
Dhe mbi te gjitha, vajzat kujtojne realisht se jane te bukura dhe nuk denjojne as te bejne pak tualet. Arjolen mund ta justifikoj se duhet te beje gjithcka e shkreta t’i bjere ne sy Ermalit qe s’ia var e s’ia var, po keto te tjerat ckane valle?
Sa per Genten, cuditrisht ajo vishet me mire se pjesa tjeter e vajzave ne shtepi dhe mire a keq ka nje lloj stili dhe mundohet me te veten te nxjerre me te miren e trupit te saj dhe per kete e vlersoj.
Me pelqen edhe naiviteti dhe dashuria me shumice qe ka Genta per te gjithe, me pelqen fakti qe eshte e cilter dhe nuk i vjen turp per kete pjese, por thote gjithcka qe kane koke dhe kjo e ben qesharake ne momente te caktuara, por duket sikur Genta nuk ka shume frike nga gjykimet, ndryshe nga vajzat e tjera qe bejne sikur vijne nga Parisi dhe harruan qe ne klipet perzantuese na thane qe ne kohen e lire hekurosnin te rrobaqepesia e tezes apo se jetonin ne Pogradec etj.
Pra, ka nje mosperputhje te asaj qe na treguan vajzat per veten dhe asaj qe mundohen te shfaqin aty brenda dhe mbi te gjitha shkrihem se qeshuri me krahasimin qe bejne me njera-tjetren persa i perket pamjes fizike.
Sapo hyri Franceska, vajza e re modele nga Vlora, Anila dhe Arjola filluan te mateshin me te dhe te shikonin me imtesi ne cdo detaj per t’i mbushur mendjen njera-tjetres se jane me te bukura se ajo dhe kulmi i mbremjes ishte kur Anila tha se me prapanicen e saj seksi mund te sfidoje cdo femer qe eshte brenda dhe cdo tjeterqe do te hyje.
Ndersa per te ngushelluar Arjolen i tha se eshte absolutisht me e bukura, ndoshta ndihen inferiore ndaj djemve, ndoshta pervec bukurise fizike nuk kane asnje arme tjeter per te luftuar, ndoshta sepse ne femrat nuk durojme do te na konsiderojne jo te bukura, edhe pse mund te jemi te ndergjegjshme qe nuk jemi te tilla…
Gjithsesi, nese do ishin te zgjuara, do ta kalonin me autorini kete pjese dhe do mundoheshin te gjenin pikat e dobta te djemte e jo te cirren me njera-tjetren si mace duke u munduar te bejne te bukurat me pahir.
Me pak fjale. jane vajza te parritura dhe pa besim te vetja, te pasigurta dhe mendoj se te gjitha, ne nje forme ose ne nje tjeter, do na dhurojne ne javet ne vazhdim situata groteske!
PALOMA

Advertisement