Françeska tregon për lidhjen e fundit: “I dashuri është në burg”

Françeska tregon se ka pasur lidhje të cilat nuk ia kanë vlejtur, por që e kanë bërë më të fortë, por lidhjen e fundit e tregon si një lidhje me baza të forta. “Sapo krijova një lidhje të tillë, ai u fut në burg”, shprehet ajo.

Françeska thotë se njerëzit e paragjykojnë, duke menduar se ajo pëlqen që të lidhet me meshkuj që kanë lek, por në fakt nuk është ashtu.Ajo thotë se Arbëri është personi i vetëm, të cilit ajo ia ka treguar gjithë këto gjëra.

“A e vlerëson një njeri kur të do?”, e pyet Arbëri, ndërsa Françeska thotë se atë dashuri mund t’ia kthejë shumëfish një njeriu të tillë.

Françeska tregon se ka shkuar dhe e ka takuar në burg ish-të dashurin e saj, duke i çuar ushqime dhe cigare, për të cilat ai kishte nevojë dhe këtë e ka bërë sepse e ka dashur. Ajo tregon se kjo lidhje ka zgjatur 6 muaj, por ajo është ndier e plotësuar. Ajo tregon se ai ka 4 muaj që është në burg, por tani është e detyruar që ta lërë e të mos e konsiderojë veten të lidhur me të. “Mendon se duke u lidhur me Ermalin, mund ta harrosh më lehtë?”, e pyet Arbëri, ndërsa Françeska flet me siguri se nuk mund ta harrojë nga një lidhje e tillë.

Advertisement