Ermali dhe Françeska ndahen; Ermali: “Kam hyrë për lojën dhe jo për lidhje”

Biseda midis Françeskës dhe Ermalit vazhdon për minuta të tëra, duke marrë një rrjedhë tjetër. Françeska i kërkon Ermalit që të dije se përse ai nuk e konsideron lidhje atë të tyren dhe përse ai nuk jepet pas saj, njësoj si ajo pas tij. Ermali i sqaron se ai është shumë i dhënë pas lojës dhe se nuk kërkon që të përfshijë ndjenjat në lojë, sepse do të humbiste shumë nga loja. Ai thotë se është gjatë gjithë kohës duke menduar për lojën dhe ndjenjat apo shpenzimi i kohës për një lidhje, do ta bënte që të linte pasdore lojën. “Nëse do të jemi bashkë, edhe banorët brenda do të na sulmojnë të dyve, unë nuk e dua këtë”, shprehet Ermali. “S’ke vend për mua?”, e pyet Françeska, ndërsa ai i bën të qartë se nëse do të ishin jashtë, gjërat mes tyre mund të kishin shkuar ndryshe. Françeska i bën të ditur se ajo ia ka shprehur se e pëlqen, por këtë do të fillojë që ta harrojë, duke marrë shkas nga këto që sapo dëgjoi. “Unë nuk do të të shes tek të tjerët dhe ti bëj ashtu siç e mendon më mirë”, shprehet Ermali.

“Nuk dua që të identifikohem me ty, më detyron loja që të sillem kështu me ty”, shprehet Ermali. Françeska i bën të ditur se nuk është ndarja ajo që dëshiron, por është e vetmja mënyrë zgjedhje. “Kam qenë unë gabim që në fillim, sepse ti ma ke thënë, por unë s’e kam kuptuar”, i thotë Françeska. Ermali i thotë se ajo mund të shkojë tek ai sa herë që mund ta ndiejë të nevojshme që të flasë me të, ndërsa Françeska i bën të qartë se që në këtë moment, këtë bisedë e konsideron të mbyllur. Ajo thotë se do ta konsiderojë njësoj si çdo banor tjetër.

Ermali e këshillon që Françeska të mos flasë me asnjë prej banorëve për këtë temë, sepse ata do të flasin për të më shumë sesa për Ermalin. Ai i kërkon që t’ia thotë atij në sy gjithçka që ka për t’i thënë. 

Advertisement