Prova e ditës, momente gazmore me Ermirën; Klaudja: “Penguat provën”

Banorët vazhdojnë të bëjnë provën e javës, e me Ermirën kalojnë momente gazmore pasi ajo u kërkon qetësi gjatë provës, por ata nuk e lënë të qetë dhe e bëjnë për të qeshur. Erioni ikën nga salloni pasi nuk e mban dot të qeshurën, pasi Ermira i shqipton të gjitha gërmat në mënyrën e saj, ç’ka shkakton të qeshura tek banorët. Ermira ngatërrohet herën e parë, e u kërkon banorëve të mos qeshin më pas nuk po e lënë t’a thotë alfabetin ashtu siç do.

Pasi të gjithë banorët e mbarojnë provën, janë në pritje të vendimit të kush do të shpallet fitues. Ndërkohë, Ermira e Klaudja qëndrojnë pranë e komentojnë lojën e banorët. Ermira komenton momentet e provës së Anilës e Klaudja thotë për të: “Ajo është pemë pa kokrra”. Ermira shprehet se ua ka përsëritur të gjithë banorëve alfabetin në mënyrën e saj, kështuqë nuk ishte e panjohur për ta mënyra si do t’a thoshte.

Ajo kërkon një përgjigje nga Elvisi e ai përgjigjet se Ermira ka patur të drejtë që ka kërkuar qetësi, por ata nuk kanë mundur t’a mbajnë të qeshurën. Klaudja ndërhyn në favor të Ermirës duke thënë se banorët e kanë penguar të fitonte lojën, por Elvisi shprehet se nuk ka qenë ky ky qëllimi i tij.

Ermira vazhdon t’u shpjegojë banorëve se mënyra e saj e të thënit alfabetin, ka qenë e saktë e Anila pohon, por shton se banorëve i tingëllonte për të qeshur. Ndërsa Lorena shprehet se Ermira nuk kishte nevojë t’a bënte ashtu, sepse nuk po merrte pjesë në ndonjë konkurs gërmëzimi, por gjithsesi e falenderon që i ka krijuar situatë gazmore. Edi shprehet se e ka paralajmëruar Ermirën të mos e thoshte në mënyrën e saj, por gjithsesi i pëlqen insistimi i saj për t’a bërë në formën korrekte. 

Advertisement