Banorët ekzekutojnë provën ditore “ABC”

Banorët qëndrojnë në sallon duke biseduar me njëri-tjetrin. Erioni e Klaudja kalojnë momente të këndshme, ku Erioni e kap në kladh Klaudjën, e ajo i lutet të mos e hedhë në pishinë me gjithë rroba.

Banorët propozojnë të luajë telefoni i prishur, ku te gjithë banorët ulen njëri pas tjetrin, e i pari në rradhë duhet të thotë një fjalë, e të përcillet deri në fund të rrjeshtit. Lojëa fillon tek Fraciano e përfudon tek Arbri. Në këto momente, Françeska afrohet tek Ermali duke e puthur e i thotë me shaka nëse mund të bëhen përsëri shokë, e Ermali pranon.

Më pas, banorët drejtohen për në dhomën e gjumit, e ndër të tjera ata ushtrohen për provën e javës, duke e thënë alfabetin mbrapsht. Anila, Graciano e Ermira përsërisin alfabetin e mundohen të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Sëfundi, Vëllai i Madh u sjell banorëve të shtëpisë së BB zarfin me provën e sotme ditore të titulluar “ABC”. Me rastin e festës së mësuesit, BB u ka dhënë dje detyrën për të mësuar alfabetin mbrapsht, e sot ata duhet të jenë në gjendje t’a thonë përmendësh. Banori i cili do të shpenzojë më pak kohë për t’a thënë saktë alfabetin, do të përfitojë një surprizë të madhe. Graciano fillon i pari me provën javore, në këndin përcaktuar për provën. Të gjithë banorët ulen një e nga një në karrigën e provës, ku disa përfundojnë me sukses, e të tjerë, jo. 

Advertisement