Elvisi e Klaudja, komente për nominimet; Klaudja: “E shoh veten në finale”

Elvisi, Klaudja e Ermira qëndrojnë në kopësht duke biseduar e duke bërë komente për nominimet. Teksa Klaudja komplimenton Elvisin për drekën që u ka gatuar, ai i përgjigjet se po të eleminohet nga loja të shtunë, s’do ketë kush t’u gatuajë. Klaudja përgjigjet se Elvisi s’ka për të ikur të shtunën. Elvisi shprehet se ka ende shumë plane për të realizuar brenda shtëpisë së BB, e Klaudja shton se për mendimin e saj, do të jetë femër ajo që do të eleminohet.

Ata shprehet se kanë pak a shumë të njëjtën ide se kush dotë largohet ndërmjet Françeskës e Anilës, por nuk japin emër përfundimtar. Klaudja shprehet se mund të ketë dhe supriza nga publiku, pasi varet se si përçohet imazhi i tyre nëpërmjet ekranit. Elvisi mendon se këtë të shtunë do të futen në shtëpi të paktën dhe dy konkurentë të tjerë të rinj e Klaudja shton se njëra nga dy vajzat e reja, Ermira e Lorena, do të eleminohet. Klaudja përfundon duke u shprehur se e sheh veten në finale.

Ndërkohë, Françeska ka gatuar për disa nga banorët, pasi i ka pyetur kush do të hajë, por mes saj e Edit lind një debat. Edi i kërkon t’i japë një enë kuzhine, por ajo përgjigjet se i duhet për më vonë e nuk ia jep. Edi i thotë se Françeska po bën rolin e prepotentes, por ajo përgjigjet se Edi do të japë opinion të gabuar për gjithçka

Advertisement