Meti mohon se ndjen për Anilën dhe shprehet: “S’jam dashuruar asnjëherë”

Meti, Françeska dhe Arbëri ndodhen në ballkonin pranë pishinës dhe aty bisedojnë për dashurinë dhe lidhjet që kanë pasur. Arbëri tregon për ish-të dashurën e tij. Françeska u thotë se ajo e ka shumë të vështirë të dashurohet dhe për më tepër thotë se ka frikë nga dashuria. “Kur bie në dashuri një një mënyrë apo në një tjetër, lëndohesh gjithmonë” thotë Françeska dhe më pas shton “po ta kisha në dorë, nuk do doja të dashurohesha”.

Françeska pyet Metin nëse ka rënë ai ndonjëherë në dashuri deri tani dhe Meti i përgjigjet “asnjëherë”. I pyetyr nga Françeska për lidhjet Meti thotë se lidhjet e tij kanë zgjatur shumë pak dhe lidhja më e gjatë e tij ka qënë dy javë. Meti thotë se ende nuk e ka gjetur një vajzë me të cilën të dashurohet dhe thekson se ai do shumë që të krijojë një lidhje afatgjatë, por kjo nuk ka ndodhur. Françeska e pyet se çfarë do të donte ai te një femër që të lidhej me të dhe Meti i përgjigjet “Kur e do diçka nuk di as se çfarë kërkon tek ajo” dhe më pas shton se atij i neveriten femrat që flasin apo bëjnë gjeste të ndryshme ashtu sikur nuk i shkon një femre.

Françeska e pyet Metin nëse e pëlqen ai Anilën dhe Meti i përgjigjet “Jo”, por Arbëri ndërhyn në bisedën e tytre dhe tregon për lidhjet e tij.
Edhe të tjerët flasin për lidhjet. Graciano bisedon në oborr me Anilën për historitë e tij të dashurisë. Pjesa tjetër e banorëve ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme

Advertisement