Françeska rihap debate për ushqimet

Banorët hanë drekë edhe pse jo të gjithë njëherësh. Ata bisedojnë për gjëra të ndryshme, por Françeska rihap edhe një herë debatin për ushqimet.
Banorët kanë gatuar karkaleca dhe Françeska kërkon që të hajë, por ata i thonë se u mbaruan. Kështu ajo fillon të flasë me zë të lartë duke u thënë banorëve se ata janë të papërgjegjshëm dhe se ushqehen keq duke mos menduar për njëri-tjetrin. Disa prej banorëve i kundërvihen Françeskës.

Graciano i thotë asaj se përse ajo kërkon të hajë vetëm në momentet kur ushqimet mbarohen, ndërkohë që mund të hante më parë. Klaudja debaton me Gracianon dhe në debat përfshihen edhe banorët e tjerë. Klaudja gjatë kësaj kohe flet me ironi për konsumimin e ushqimeve. Banorët debatojnë për disa minuta me radhë, për ushqimet ku secili përmend ato produkte që nuk i kanë provuar dhe akuzon të tjerët.

Edi e Graciano i kërkojnë Françeskës që të mos debatojë më për ushqimet dhe të mos shohë se kush ha dhe kush jo. Edi i thotë Françeskës se çështja e ushqimit brenda shtëpisë është fenomen, ndërsa çështja e karkalecave është personale e saj. Banorët bëjnë lutje të ta mbyllin këtë temë bisede dhe më pas banorët kështu bëjnë.

Advertisement