Françeska bëhet xheloze për Anilën

Anila është veshur me fund të shkurtër e me taka të larta. Ajo kërcen duike u parë në pasqyre dhe Ermali fillon ta ngacmojë për pamjen e saj, po ashtu edhe Gentën. Françeska bëhet xheloze dhe largohet nga Ermali dhe qëndron e mërzitur.
Ermali bisedon me Erionin dhe ky i fundit i tregon për xhelozinë e Klaudjas. Ermali i thotë se atij nuk i intereson nëse Françeska bëhet xheloze apo jo.

Më pas ai bisedon me Gentjanën dhe Françeska kërcen me Gracianon. Genta ngacmon Françeskën duke i thënë se ajo është mërzitur me Ermalin, por Françeska nuk e pranon në fillim. Më vonë ajo ulet pranë Ermalit dhe i thotë “të të fus një dackë, që i jep kot rëndësi asaj” duke e pasur fjalën për Anilën. Më pas Françeska i thotë “qysh e përqafove qëparë?” dhe Ermali i përgjigjet “ajo erdhi si ti thoja unë? jo”. Genta teksa sheh që ata diskutojnë për Anilën i thotë Françeskës që të mos bëhet xhelozë për të sepse Anila ka simpati për Metin.

“Ajo e ka me Metin tim, pse bëhesh xheloze?” i thotë Genta Françeskës dhe ajo i përgjigjet “se mos vetëm me Metin, edhe me këtë e ka ajo” duke folur kështu për Ermalin. Ermali i thotë se atij nuk i intereson Anila. Françeska i thotë se ajo e beson një gjë të tillë, por dyshon se Anila i pravokon me shikime djemtë e shtëpisë.
Më pas ata ndryshojnë temën e bisedës. Genta thotë se ajo do të fillojë të bëjë shumë thashetheme sepse në klipin e thashethemeve të së shtunës së kaluar, nuk doli fare ajo. Ndërkohë që në shtëpi vazhdojnë praktikimet e provës ditore dhe argëtimet me muzikën në sfond.

Advertisement