Liam: “Anila mund të eleminohet, Elvisi është bërë më i gjallë”

Banorët qëndrojnë në dhomën e gjumit duke biseduar tema të ndryshme e duke u krijuar situata gazmore. Në një moment teksa Arbri flet diçka me Erionin, përgjigjet Klaudja e mës tyre lind një debat. Arbri shprehet se ka folur me Erioni e jo me Klaudjën, kështuqë ajo nuk ka përse të reagojë, kur ai nuk i është drejtuar asaj. Klaudja përgjigjet se Arbri ka folur me të dy, por Arbri thotë se do të ketë kohë plot për të biseduar dhe me Klaudjën, kështuqë pa ka se ajo është e ndjeshme, duhet t’a mbajë veten.

Ndërkohë, në anën tjetër të dhomës, Liam e Vlashi bisedojnë të veçuar nga banorët e tjerë. Ata komentojë Ermirën, me disa gjëra që ajo u ka treguar e qeshin me njëri-tjetrin sepse iu duken histori të trilluara. Liam shprehet se Lorena i duket shumë e zgjuar, paçka se tani nuk po e shfaq shumë veten. Vlashi pohon, e thotë se asaj nuk i shpëton asgjë. Liami shprehet se ai dhe Vlashi janë “thashethemet e fshehura”, e në moment dallon se Lori i ndjek me sy veprimet e Erionit.

Liam shprehet se në përgjithësi, meshkujt që futen në BB e kanë për strategji të lidhen me ndonjë vajzë, pasi e mendojnë si mbështetje në lojë. Liam teksa mendon se kush mund të eleminohet këtë javë, shprehet se ndërmjet Elvisit e Anilës, mendon se ka më shumë mundësi Anila pasi e ka shfaqur haptazi stresin e nominimit, e ndërkohë nuk po jep asgjë. Për Elvisin, Liami shprehet se deri më tani ka qenë në gjumë, ndërsa këtë javë është më i gjallë. Vlashi shprehet se duhen patur kujdes me personat që nuk flasin shumë, por Liam kundërshton duke thënë se ai e Vlashi përderisa flasin, kanë kapacitet. 

Advertisement