Ermali e Françeska, komente për banorët dhe mardhënien e tyre

Françeska dhe Ermali qëndrojnë në sallon duke biseduar, ku Klaudja qëndron në prehër të Ermalit e shkëmbejnë shumë puthje me njëri-tjetrin. Françeska kërkon mendimin e Ermalit për debatin që pati më parë me Edin dhe e pyet: “A e kisha unë fajin?”, e Ermali i përgjigjet se ishte faji i Edit, por ajo nuk ka përse t’i japë shumë rëndësi kësaj teme.

Françeska më pas, e akuzon Ermalin se ka reaguar kur ka kaluar Anila pranë tij, por Ermali kundërshton. Françeska shprehet se Ermali duhet t’a pranojë me vetëdije që e ka kthyer kokën për Anilën, por Ermali nuk pranon përsëri. Ajo thotë se ka gjithë kohën që i rri nga pas Ermalit, ndërsa ai reagon keq karshi saj në prani të banorëve të tjerë e i kërkon t’a vërë veten në pozitën e saj se si do të ndihej. Ermali përgjigjet se kjo temë do biseduar, por Françeska e ekzagjeron. Ajo përgjigjet: “Sot kam ndenjur shumë mirë, nuk kam vajtur te asnjë mashkull”, dhe Ermali shton se ajo ka bërë disa gabime.

Ermali shprehet se Françeska bën gabim që përmend të atin shumë herë dhe kur mërzitet me të, shkon tek ndonjë banor tjetër. Ajo përgjigjet se nuk ka shkuar tek asnjë mashkull për të biseduar, por Ermali thotë se nuk merakoset nga kjo gjë. Françeska thotë se nuk mund të rrijë pranë Ermalit dhe kur ai e ofendon, por Ermali përgjigjet se ajo duhet t’a lërë t’a mbarojë bisedën, e më pas të largohet. 

Advertisement