Banorët komentojnë fotot e njëri-tjetrit; Arbri e Liam thashetheme për vajzat

Banorët shkojnë në sallon dhe e shikojnë ambjentin të mbushur me disa kutia të mëdha, të cilat kanë fotot e gjithsecilit mbi to. Banorët së pari komentojnë fotot, ku Doloreza shprehet se Ermira duket shumë mirë në foto, ndërsa Liami thotë se Meti ka foton më të bukur nga të gjithë. Doloreza shprehet se nuk i pëlqen fotoja e Metit, pasi i duket më i madh në moshë. Graciano thotë se i pëlqen fotoja e Klaudjës, pasi ka dalë shumë thjesht e Doloreza komplimenton Gentën për foton e saj. Klaudja shprehet për foton e Vlashit se i pëlqen shumë, por duket shumë ndryshe nga ç’është në të vërtetë.

Liam flet me Arbrin dhe i thotë se Lorena i duket e rrezikshme si konkurente, e Arbri përgjigjet se ajo nuk e ka shfaqur ende veten, por tani po blen banorët. Liam thotë për Klaudjën se ka dalë në kopësht të pijë cigare, e Arbri shprehet se ajo nuk ka tjetër ç’të bëjë. Liam thotë: “Klaudja do pijë cigare, do hajë buke e do rrijë me Erionin, ky është i gjithë programi i saj”. Erioni afrohet pranë Liamit e i thotë se do t’a takojë se e ka marrë malli, pasi ky është mesazhi që i ka transmetuar Klaudja, por Liam i thotë të mos bjerë viktimë e të tjerëve duke i dëgjuar çfarë i thonë. 

Advertisement