Françeska refuzon të flejë me Ermalin; Françeska: “Do t’i shkoj deri në fund vendimit”


Françeska ka vendosur që të mos flejë me Ermalin natën e sotme dhe edhe pas këmbënguljes së Ermalit, ajo refuzon që të shkojë. Arbëri i kërkon që ajo të shkojë të flejë me Ermalin, por Françeska vazhdon të qëndrojë e patundur në vendimin që ka marrë.

Françeska thotë se është shumë e sigurt, kur vendos me bindje për diçka, që t’i shkojë deri në fund dhe se gjithmonë ia del mbanë. Arbëri dyshon se ajo mund ta mbajë këtë fjalë deri në fund dhe i kërkon asaj që të shkojnë për t’u rrëfyer te Vëllai i Madh, për ta pasur si diçka të dokumentuar.

Erioni, Klaudja dhe Ermali janë duke folur për Gentën dhe karaketerin e saj. Erioni mendon se Genta është e zgjuar, ndërsa Klaudja nuk ndan të njëjtin mendim me të. Ermali thotë se ajo kërkon që të shfaqet e tillë, por i duket paradoksale që ajo është injorante në shumë fusha dhe duket sikur ka shumë informacion në fusha të tjera. “T’i thuash karkalecit gaforre dhe të flasësh për masonët, është t’ia futësh kot”, shprehet Ermali për Gentianën.

Ndërsa banorët në sallon vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. 

Advertisement