Banorët, gati për gjumë; Genta krijon momente gazmore

Numri i banorëve në dhomën e gjumit shtohet. Ata kërkojnë që të flejnë gjumë, si pasojë e një natë të lodshme një ditë më parë. Anila shtrihet në një krevat me Metin, duke u përqafuar me të. Duket se ka një afrim midis tyre, krahasuar me ditët e mëpërparshme.

Pak më vonë atje shkon Ermali, i cili e ngacmon Anilën, duke e quajtur si të dashurin e saj Metin. Anila e shmang bisedën, duke bërë shaka me të. Atje shkon edhe Erioni dhe Liami, të cilët fillojnë të pijnë birrat, të cilat banorët i kanë fshehur nëpër shtëpi.

Gentiana, Graciano dhe Doloresa, janë ende në kuzhinë. Ata flasin për puthjen e parë dhe moshën në të cilën e kanë dhënë. Genta tregon se ka qenë 14 vjeçe, kur ka dhënë puthjen e parë. Ajo tregon se ish i dashuri e ka emrin Rubens dhe se prindërit e saj kanë qenë në dijeni të lidhjes. Doloresa e pyet për arsyen pse janë ndarë, por Genta, duke mos dashur që t’i japë më tepër informacion, i përgjigjet: “Kot, unë e lashë”.

Në dhomën e ndenjes shkon edhe Ermira, Vlashi dhe Françeska e të gjithë fillojnë të bëjnë shaka e të qeshin me njëri-tjetrin. Genta krijon vargje me rrimë, duke krijuar momente gazmore brenda shtëpisë se Big Brother. 

Advertisement