Banorët diskutojnë marrëdhënien Françeska-Ermal


Françeska fillon që të flasë për Ermalin dhe marrëdhënien që do të ketë ajo tani e tutje me të. Françeska thotë se vazhdon që ta respektojë, pavarësisht se si shkuan gjërat mes tyre. “Nuk mund të futem në krevatin e askujt, pavarësisht se nuk jam më me Ermalin”, thotë Françeska, ndërsa Klaudja nuk e kupton logjikën e fjalëve të saj dhe i thotë se nuk mund të vazhdojë ta konsiderojë si të dashur në momentin që hëstë ndarë me të. Klaudja jep mendimin e saj lidhur me mënyrën se si është ekspozuar Françeska tek banorët, duke e quajtur atë të llastuar, duke u krijuar të gjithë banorëve konfidenca, por pa klas. Ndërsa Arbri e paragjykon për faktin se ajo u afrua shumë më Ermalin dhe shkoi në krevatin e tij që natën e dytë, ndërkohë që ende nuk e kishte njohur atë.

Klaudja e vendos veten në vend të teleshikuesve dhe thotë se nëse do të shikonte dikë që do të flinte në një krevat me një mashkull që ditën e dytë të hyrjes në shtëpi, megjithëse mund të ishte e emancipuar, do ta paragjykonte. Klaudja e pranon se është personi i fundit që duhet të flasë për një temë të tillë sepse ajo fle në një krevat me Erin, por në sy të publikut përcillet kjo ide. Erioni, i cili shkon atje dhe dëgjon bisedën, jep mendimin e tij dhe thotë se këtë fakt mund ta justifikojë vetëm dashuria për atë person, por Françeska nuk mund ta thotë që e do dhe thekson faktin se vetëm e pëlqen Ermalin. 

Advertisement