Prova javore: “Të jetosh në kuti”; Françeska-Erionit: “Ermali, indiferent ndaj meje”

Banorëve u ka ardhur zarfi me provën javore, që do të ekzekutohet që nga nata e sotme e në vazhdim. Ermira lexon zarfi nga Vëllai i Madh, ku prova titullohet: “Të jetosh në kuti”. Kjo provë kërkon durim dhe bashkëpunim nga ana e banorëve. Në shtëpi ndodhen 16 kuti, një për secilin prej tyre, e brenda tyre do të gjejntë një çantë me artikujt e nevojshme për të qëndruar brenda në kuti.

Banorët reagojnë menjëherë duke qeshur e duke duartrokitur. Ermira vazhdon me zarfin ku thuhet se banorët duhet të plotësojnë 320 orë qëndrimi brenda kutisë në total, për katër ditë. Kohëzgjatja e qëndrimit në shtëpi është zgjedhje individuale, por e rëndësishme është që të plotësojnë 320 orët si grup. Çdo ditë, me rënien e gongut, banorët duhet të futen në kuti. Ata mund të komunikojnë me njëri-tjetrin, di dhe mund të lëvizin nëpër shtëpi, por pa dalë nga kutia.

Të gjithë banorët duhet të angazhohen maksimalisht për të realizuar provën. Lideri i provës do të shpallet personi që do të ketë më shumë orë qëndrimi në kuti dhe do të fitojë imunitet për javën në vazhdim. Françeska e Ermali shprehen se u pëlqen shumë loja.

Banorët bëhen gati për lojën, e me të rënë gongu, ata futen në gjithë nëpër kutiat përkatëse. Në momentet e para janë shumë të ç’orientuar, flasin me zë të lartë me njëri-tjetrin e mezi sa lëvizin. Në shtëpi krijohen situata gazmore, e banorët komunikojnë me njëri-tjetrin duke bërë shaka të ndryshme.

Françeska dhe Erioni qëndrojnë pranë e bisedojnë për pëlqimet respektive që kanë ndaj Ermalit e Klaudjës. Kjo e fundit është ndjerë keq me të qëndruarit e mbyllur dhe ka hequr dorë nga prova. Erioni shprehet se do t’i bëjë ai dhe orët e Klaudjës, e Françeska shprehet se do t’a ndihmojë dhe ajo. Françeska shprehet se i pëlqen mardhënia që ka krijuar Erioni me Klaudjën, pasi duket që kanë një pëlqim të vërtetë, ndë ndryshim nga mardhënia e saj me Ermalin, ku shprehet se ai është indiferent ndaj saj. 

Advertisement