Thashetheme e tallje për Arjolën

Arjola është zgjuar dhe pas një farë kohe shkon në kuzhinë dhe bashkohet në bisedat e konkurentëve të tjerë. Në dhomën e gjumit janë zgjuar të gjithë dhe fillojnë thashethemet edhe aty. 

Albulena, Graciano dhe Anila qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe fillojnë të flasin për Arjolën. Duket se ata nuk e pëlqejnë Arjolën në mënyrën se si flet ajo. Albulena fillon ta imitojë dhe Graciano e Anila qeshin me të madhe. Të tre tallen me mënyren se si flet e sillet Arjola. Albulena nis t’i tregojë edhe për një zënkë në mënyrë ironike të saj me Arjolën. Ajo thotë se gjatë darkës ishte duke e imituar Arjolën në të folur dhe mimikë në prani të saj. Arjola e kishte parë deri në fund dhe më pas i kishte thënë “Lena përveçse je e bukur, imiton dhe shumë bukur”. Albulena thotë një pjesë të fjalëve nuk ia kishte kuptuar, ndërsa Graciano dhe Anila thonë se Arjola kërkon gjithmonë shkak që të debatojë me të tjerët.

Ndërsa ata të tre flasin për Arjolën, kjo e fundit bashkë me Gentën shkojnë pranë Metit dhe Elvisit për t’i zgjuar nga gjumi. 


top cahnnel

Advertisement