Flori dhe Emirjeta komentojnë


Konkurentët në big Brother kanë nisur jo vetëm të bisedojnë dhe bëjnë thashetheme, por edhe të argëtohen. Kështu Albulena, Anila dhe Meti luajnë duke imituar edhe banorë të tjerë, ndërkohë që lahen në dush. Liami dhe Ermali zgjedhin të argëtohen duke luajtur me tapin që kanë improvizuar vetë. Në dhomën e ndenjes pjesa tjetër e banorëve bisedojnë për gjera të përgjithshme, dhe ngacmojnë njëri-tjetrin me shaka.

Emirjeta ndodhet në kuzhinë bashkë me Florianin. Ky i fundit nuk humbet rastin që të marrë informacione nga ajo dhe fillon që ta pyesë. “Si të duken banorët këtu brenda”. 
“Dikush rri për qefin e vet, dikush mundohet të përshtatet me të tjerët” thotë Emirjeta.
Më pas Emirjeta thotë se vetëm Anila dhe Meti i duken sikur nuk përfshihen fare me të tjerët. 
Ndërsa bashkë me Florin vëzhgojnë lojën e Liamit dhe Gjonit flasin edhe për ata. Flori thotë se ata janë aktiv pasi zhvillojnë shumë lojra të ndryshme. “Për lorja jemi mirë” thotë ai dhe Emirjeta e plotëson duke thënë se djemtë e shtëpisë në përgjithësi nuk përtojnë për lojra. Me Gjonin dhe Liamin është edhe Graciano i cili i ngacmon herë pas here me shaka. Emirjeta thotë me pozitivitet se Graciano është “fëmijë”. 
Pas pak Graciano vjen pranë tyre dhe të tre bëjnë shaka për lojën e Liamit dhe Gjonit.


top cahnnel

Advertisement