Mëngjesi dhe thashethemet e para

Banorja e parë që zgjohet mëngjesin e sotëm, është Emirjeta, e cila është zgjuar e para nga vajzat, të cilat po qeshnin ndërsa po bëheshin gati për të fjetur. Pas saj zgjohen edhe Edgari dhe Erioni dhe një e nga një edhe të tjerët. 
Edhe pse tashmë ka mbërritur mesdita konkurentët e Big Brother 5, ende nuk janë zgjuar të gjithë. Ndër ta është edhe Elvisi dhe Meti. Dy djemtë kanë vendosur që të flenë në ballkonin që ndodhet pranë pishinës.
Pas zgjimit banorët merren me përgatitjet personale dhe rinisin bisedat ndërsa konsumojnë kafenë e mëngjesit.

Bisedat e tyre janë të ndryshme. Ndërsa pinë kafe në kuzhinë, Edgari fillon të diskutojë me Erjonin për Elvisin të cilit i ka ngelur hatri me Albulenën. Elvisit i ka mbetur hatri sepse në një moment Albulena i kishte thënë se nuk e kishte kuptuar ndërsa ai fliste. Edi e shpjegon ketë fakt duke thënë se edhe në Kosovë ekziston mendimi se gjuha gjakovare nuk kuptohet nga pjesa tjetër. “Duke qënë se Elvisi është nga Gjakova, ajo nuk e ka kuptuar” shprehet Edi duke shtuar se kjo ka ndikuar në humorin e Elvisit. Pranë tyre ndodhet edhe Ermali i cili thotë se këto janë hatërmbetje të kota.

Bisedat zhvillohen edhe për Metin. Ndërsa ndodhet në banjo duke u kujdesur për higjenën personale, Liam fillon të flasë me Gentjanën e cila është po aty. Ai i thotë se ajo e tepëruar me Metin gjatë shakave të saj dhe se këtij të fundit i ka mbetur hatri dhe është mërzitur. Genta i thotë se asaj nuk i intereson shumë mërzitja e Metit.
Kështu nis dita e re në Big Brother, ndërsa Meti dhe Elvisi vazhdojnë të flenë akoma.


top channel

Advertisement